RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Themeluesi i Telegramit lirohet me kusht pasi pagoi 5 milionë euro

themeluesi-i-telegramit-lirohet-me-kusht-pasi-pagoi-5-milione-euro

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i aplikacionit të koduar të mesazheve Telegram, Pavel Durov, u akuzua në Francë për dështimin për të ndërmarrë veprime kundër sjelljes kriminale të përdoruesve, pasi u mbajt në paraburgim pothuajse katër ditë, transmeton Anadolu.

Paraburgimi i Durovit, i cili filloi të shtunën, përfundoi mbrëmë dhe ai u soll para një gjykate në Paris, njoftoi transmetuesi BFMTV. Gjykatësit francezë e paditën Durovin, por e liruan atë pasi pagoi 5 milionë euro, me kusht që ai të jetë nën mbikëqyrjen gjyqësore dhe iu ndalua të largohet nga Franca.

Ai u akuzua për “bashkëfajtor” në përhapjen e imazheve të abuzimit të fëmijëve dhe në trafikun e drogës, tha BFMTV, duke cituar prokurorin e Parisit. Durov u arrestua të shtunën në mbrëmje teksa zbriti nga avioni i tij privat në aeroportin “Bourget” në Paris, sipas mediave franceze.

Ai ishte i shpallur në kërkim në Francë dhe sapo kishte ardhur nga Azerbajxhani kur u arrestua. Pas kryerjes së një hetimi paraprak, Policia Gjyqësore Kombëtare Franceze lëshoi ​​urdhrin e tij në kërkim.

Hetimi u përqendrua në mungesën e editimit në Telegram, për çka policia besonte se mundësoi që aktiviteti kriminal të vazhdonte pa u penguar nëpërmjet aplikacionit.

Related posts

Në Ukrainë është mbjellë 25 për qind më pak tokë sesa vitin e shkuar

admin

Pas tensioneve në veri, Kosova nis lobimin në ShBA

rezart morina

Delegacioni i Rezistencës Palestineze do të mbërrijë në Kajro për bisedime

admin