RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas tensioneve në veri, Kosova nis lobimin në ShBA

pas-tensioneve-ne-veri,-kosova-nis-lobimin-ne-shba

Në mesin e tensioneve në Veri dhe marrëdhënieve të acaruara me partnerët ndërkombëtare si BE-ja dhe SHBA-ja, qeveria e Kosovës ka angazhuar një kompani lobimi në Uashington D.C.

Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Euronews Albania, thuhet se kompania lobuese e paguar nga qeveria e Kosovës me Shumen e 147 mijë eurove do të ofrojë këshilla strategjike dhe përfaqësim të huaj brenda Shteteve të Bashkuara.

Sipas kontratës së nënshkruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, kompania do të ofrojë këshilla, përkrahje dhe komunikim me degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë amerikane për të përmirësuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Kontrata, e nënshkruar më 26 qershor mes Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe përfaqësuesit të kompanisë lobuese, shqiptaro-amerikanit Avni Mustafaj ka hyrë në fuqi më 3 korrik dhe është e vlefshme për një vit.

Related posts

Qeveria në Tel Aviv po “shikon” me ankth drejt Hagës! Çfarë pasojash do të kishte një urdhër-arrestit ndaj kryeministrin izraelit Netanyahu

admin

Analiza e BBC/ “Rrezik, por…”- Çfarë do të thotë heqja dorë e Biden nga gara për Harris, demokratët dhe Trump! Sa janë shanset për një fitore të zv.presidentes

admin

Lëndohen pesë policë në Zveçan

Muhamet Ramadani