RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Thirrëm njerëz që nuk duhej”, Putin pranon gabimet në mobilizim

“thirrem-njerez-qe-nuk-duhej”,-putin-pranon-gabimet-ne-mobilizim

Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi gabimet në mobilizimin e pjesshëm dhe njoftoi se kishte firmosur një dekret për korrigjimin e tyre.

Duke folur në një takim me mësuesit, ai tha se do të anulonte rekrutimin për kategori të tjera studentësh, përfshirë ata të regjistruar në universitete private të akredituar.

“Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se një sërë kategorish të qytetarëve tanë nuk kanë nevojë të përfshihen si pjesë e përpjekjes për mobilizim dhe i ka renditur ato. Megjithatë, ndryshimet përkatëse në kuadrin ligjor nuk janë bërë në kohë. Draft dekreti që është dorëzuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria dolën në një mënyrë që nuk përfaqësonte këndvështrimin e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, kështu që ne duhet të bëjmë rregullime në këtë dokument në përputhje me rrethanat. Unë kam nxjerrë një dekret sot, tashmë është nënshkruar, që bën pikërisht këto rregullime”, tha Putin të mërkuren. /a2

Related posts

Gjermania paralajmëron: Sulmet kibernetike dhe dezinformimi mund të jenë pararendës të luftës

admin

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të trajnojnë marinsat ukrainas

admin

Bayraktar AKINCI TIHA, hera e parë që ekspozohet në panair ndërkombëtar

Muhamet Ramadani