RTV AHIRETI
Lajme

Thirrje për ndërprerjen e diskriminimit, sot protestohet në Preshevë

thirrje-per-nderprerjen-e-diskriminimit,-sot-protestohet-ne-presheve

Më 23 shtator nga ora 13:00 në Preshevë do të mbahet protesta “Marsho për identitet dhe dinjitet”.

Marshi protestues do të nisë nga stadiumi i qytetit dhe do të vazhdojë deri te qendra e qytetit.

Protesta mbahet për shkak të diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që iu bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Serbisë.

Në këtë protestë do të kërkohet ndërprerja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohja e diplomave, vendeve të punë dhe institucione të hapura për të gjithë, ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës Ardita Sinani në një postim në Facebook.

“Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë! Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni”, ka shkruar ajo./Telegrafi/

The post Thirrje për ndërprerjen e diskriminimit, sot protestohet në Preshevë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Dokumentari për shënimin e 10-vjetorit të masakrës së Rabaa-s do të transmetohet në BAFTA

admin

“Nuk duam të heshtim”, nëntë pjesëmarrës të Eurovizionit bënë thirrje për armëpushim në Gaza

rezart morina

84 trupa u gjetën në Khan Younis pas tërheqjes së Izraelit

rezart morina