RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Nuk duam të heshtim”, nëntë pjesëmarrës të Eurovizionit bënë thirrje për armëpushim në Gaza

“nuk-duam-te-heshtim”,-nente-pjesemarres-te-eurovizionit-bene-thirrje-per-armepushim-ne-gaza

Një grup prej nëntë pjesëmarrësish në Festivalin e ardhshëm të Këngës në Eurovizion lëshuan një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe kthimin e të gjithë pengjeve. Deklarata shpreh shqetësimin për “situatën aktuale në territoret e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza dhe Izrael“.

Përfaqësuesit e Irlandës, Norvegjisë, Portugalisë, San Marinos, Zvicrës, Danimarkës, Lituanisë dhe Finlandës nënshkruan së bashku deklaratën pasi siç thonë ata nuk duan të heshtin, shkruan Times of Israel.

“Është e rëndësishme për ne që të solidarizohemi me të shtypurit dhe të shprehim dëshirën tonë të sinqertë për paqe, një armëpushim urgjent dhe të përhershëm dhe kthimin e sigurt të të gjithë pengjeve. Ne jemi të bashkuar kundër të gjitha formave të urrejtjes, duke përfshirë antisemitizmin dhe islamofobinë “, thanë muzikantët.

Ata shtuan se besojnë fuqimisht në fuqinë e muzikës për t’u “mundësuar njerëzve të kapërcejnë dallimet” dhe se shpresojnë se ajo do të frymëzojë dhembshuri dhe ndjeshmëri.

Përfaqësuesi i Britanisë në Eurovision Song Contest, Olly Alexander, lëshoi një deklaratë të veçantë në Instagram, duke thënë se ai “e kupton dhe respekton” vendimin e atyre që bojkotojnë Eurovizionin për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, por se ai nuk do të bëjë të njëjtën gjë.

“Mendoj se nëse tërhiqem nga Eurovizioni, kjo nuk do të na afronte me qëllimin tonë të përbashkët. Shpresoj dhe lutem që thirrjet tona të marrin përgjigje dhe t’u jepet fund mizorive që po ndodhin në Gaza”, tha Oli Aleksandër.

Eurovision Song Contest do të mbahet nga 7 deri më 11 maj në Malmo, Suedi, pavarësisht thirrjeve për bojkot të konkursit për lejimin e pjesëmarrjes së Izraelit për shkak të agresionit të vendit kundër Rripit të Gazës./abcnews

Related posts

Macron dhe Scholz i dërgojnë letër Vuçiqit – kërkojnë nga ai vendosmëri dhe gatishmëri për vendime të vështira në dialogun Kosovë-Serbi

admin

Specialja ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

admin

Autoritet greke ngrenë alarmin për rrezik të lartë nga zjarret

admin