RTV AHIRETI
Shëndetësi

Thithja e gishtit, si mund të parandalohet kjo shprehi tek fëmija juaj?

thithja-e-gishtit,-si-mund-te-parandalohet-kjo-shprehi-tek-femija-juaj?

Për faktin se është një ndër sjelljet më të hasura në foshnjëri e fëmijëri, prindërit nuk duhet të alarmohen, nëse fëmija e tyre thith gishtin e madh të dorës (apo ndonjë gisht tjetër)

Megjithatë nëse sjellja është e tepruar, mund të shkaktojë probleme dentare të pakthyeshme.

Kjo sjellje duket të jetë më e hasur te vajzat se te djemtë. Ky shqetësim mund të nisë të bëhet problem për fëmijën pas moshës 6 vjeç.

Kjo sjellje është shumë e zakonshme. Thithja është një aktivitet jetësor për foshnjën, ajo nis si një refleks mbijetese dhe jep mundësi zbulimi dhe kënaqësie.

Për këtë fakt shumë klinicistë mendojnë se thithja e gishtit mund të jetë një regresion në kënaqësinë orale të stadit oral kur personi vendoset në një tension, stres apo situatë tjetër të papëlqyeshme.

Thithja e gishtit mund të lidhet me eksitimin, urinë, ankthin, mërzinë, vetminë, trishtimin ose depresionin.

Metodat që përdoren për ta vendosur një fëmijë në gjumë, mund të ndikojnë në zhvillimin e këtij zakoni.

Studimet tregojnë se koha e paket e dhënies së gjirit apo dhe lënia vonë e tij mund të ndikojnë në këtë sjellje duke e nxitur atë.

Nëse sjellja vazhdon mbi moshen 6-7 vjeç, problemet dentare nuk do të vonojnë të shfaqen. Gjithashtu edhe psikologjikisht një qëndrim negativ prindëror mund të çojë në probleme edhe më të mëdha.

Related posts

Dentistët shëtitës/ Do të kontrollohen 240 mijë fëmijë në zonat rurale

rezart morina

Gjashtë përfitime shëndetësore që lidhen me qershitë

rezart morina

​Vetitë medicinale të balsamit të limonit

admin