RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“T’i jepet fund kësaj marrëzie”: Borrell reagon ndaj përpjekjeve të Iz’raelit për ta shpallur UNRWA-në si “ter’roriste”

“t’i-jepet-fund-kesaj-marrezie”:-borrell-reagon-ndaj-perpjekjeve-te-iz’raelit-per-ta-shpallur-unrwa-ne-si-“ter’roriste”

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell reagoi ndaj përpjekjeve të parlamentit izraelit (Knesset) për ta përcaktuar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) si një “organizatë terroriste”, transmeton Anadolu.

“Ndalimi i UNRWA-së dhe etiketimi i saj si ‘terroriste’, gjë që nuk është, do të thotë të synosh stabilitetin rajonal dhe dinjitetin njerëzor të kujtdo që përfiton nga puna e agjencisë së OKB-së”, tha Borrell në një postim në llogarinë e tij në X.

“Ne i bashkohemi shumë vendeve tona partnere duke i bërë thirrje qeverisë izraelite që t’i japë fund kësaj marrëzie”, tha kryedoplomati evropian.

Në Izrael, tri projektligje, që shpallin UNRWA “organizatë terroriste”, që ndalojnë punën e saj në vend dhe heqin imunitetin e punonjësve të saj, kanë kaluar votën e parë në parlament.

Related posts

Algjeria fillon votimin për zgjedhjet e parakohshme presidenciale

RTI

Ndihma e BE-së për Ukrainën arrin në 156 miliardë euro

admin

Pa’lestinezët përballen me mungesë të mëtejshme uji pas urdhrave të evakuimit të Iz’raelit

admin