RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndihma e BE-së për Ukrainën arrin në 156 miliardë euro

ndihma-e-be-se-per-ukrainen-arrin-ne-156-miliarde-euro

Premtimet për ndihmën evropiane për Ukrainën kanë arritur në 156 miliardë euro (167 miliardë dollarë), sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore (Ifw).

“Shuma është dy herë më e lartë se ndihma e premtuar nga SHBA-ja, që arrin në më pak se 70 miliardë euro”, raportoi IfW i Gjermanisë.

Instituti përfshin në shifrat evropiane, fondet e premtuara nga Bashkimi Evropian, shtetet e tij anëtare dhe shtetet jo anëtare të BE-së si, Britania e Madhe dhe Norvegjia.

Ukraina ka luftuar pushtimin rus në shkallë të plotë që nga shkurti i vitit 2022.

“Është e jashtëzakonshme se sa shpejt Evropa ka kaluar në një program të përhershëm, shumëvjeçar të mbështetjes për Ukrainën”, tha Christoph Trebesch, udhëheqësi i ekipit të “Ifw”, përgjegjës për mbështetjen për Ukrainën.

“SHBA-ja tani ka mbetur shumë prapa, duke mos bërë asnjë premtim të ri të rëndësishëm në muajt e fundit”, tha Ifw.

Vetëm një paketë e re e ndihmës së BE-së përfshin 50 miliardë euro për vitet 2023 deri në 2027.

Premtime të tjera për mbështetje shumëvjeçare përfshijnë një paketë ushtarake gjermane me vlerë 10,5 miliardë euro për vitet 2024-2027.

Përveç kësaj, IfW përmendi programet shumëvjeçare të ndihmës nga Norvegjia, Danimarka, Britania e Madhe, Zvicra, Suedia, Portugalia dhe Lituania. /atsh

Related posts

Arrestohet ish-futbollisti i Arsenalit, akuzohet se tentoi të trafikonte mbi 600 mijë dollarë drogë në Aeroportin Stansted

admin

Çfarë rëndësie ka njohja e shtetit palestinez nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia? Ja implikimet që sjell dhe si do të reagojë Izraeli

admin

Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme, nuk ka zgjedhje të reja deri më 31 mars

admin