RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tifozët e Celtic-ut protestuan kundër familjes mbretërore gjatë ndeshjes së ligës skoceze

tifozet-e-celtic-ut-protestuan-kunder-familjes-mbreterore-gjate-ndeshjes-se-liges-skoceze

Tifozët e klubit skocez të futbollit Celtic protestuan kundër familjes mbretërore britanike gjatë ndeshjes së Premierligës skoceze të zhvilluar të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).

Tifozët skocezë të Celtic-ut ndërprenë duartrokitjet për një minutë për mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II duke kënduar: “Nëse e urreni familjen mbretërore, duartrokisni”.

Celtic nga Glasgow u mposht nga St. Mirren 0:2 në Paisley.

Para ndeshjes kundër St. Mirrena, trajneri i Celtic-ut, Ange Postecoglou u bëri thirrje tifozëve të klubit që të nderojnë Mbretëreshën me një minutë duartrokitje.

Një pjesë e tifozëve të Celtic-ut shpalosën një pankartë fyese kundër familjes mbretërore gjatë ndeshjes së UEFA Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk-ut më 14 shtator.

Gjatë ndeshjes kundër Shakhtarit në Varshavë, lojtarët e klubit të Glasgout mbanin shirita të zinj në krahë në kujtim të Mbretëreshës.

Monarkja më jetëgjatë e Britanisë, Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në Skoci në moshën 97-vjeçare. /aa

Related posts

Morën shtetësinë franceze, Trump kritikon aktorin George Clooney dhe partneren e tij: Lajm i mirë, do të shkojnë në një vend me probleme të mëdha emigracioni!

admin

Fidan kërkon më shumë përpjekje për anëtarësimin e Pa’lestinës në OKB

admin

Iz’raeli vret 61 pa’lestinezë të tjerë, numri total kalon 38.400

admin