RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tornado dëmton mbi 100 shtëpi në Teksasin juglindor

tornado-demton-mbi-100-shtepi-ne-teksasin-juglindor

Më shumë se 100 shtëpi janë dëmtuar pasi një tornado goditi zonën e Houstonit në Teksasin juglindor, transmeton Anadolu.

Zyrtarët thanë se banorët në lagjet Memorial Northwest po përjetonin një aromë të rëndë të gazit natyror në disa zona.

“Ka raportime për struktura të dëmtuara, pemë të rrëzuara dhe tuba gazi të këputura në pjesë të qarkut Harris Northwest”, tha sherifi i qarkut Harris, Ed Gonzalez.

Stuhia la rreth 28 mijë njerëz pa energji elektrike në zonën e Houstonit, megjithëse më shumë se 24 mijë klientëve u është kthyer shërbimi që atëherë.

Nuk është raportuar për vdekje ose lëndime serioze.

Related posts

OKB: Shkon në mbi 128 mijë numri i të zhvendosurve nga Libani në Siri

admin

Mes shqetësimeve për sigurinë, qeveria britanike miraton ndërtimin e ambasadës më të madhe kineze në Evropë! Çfarë rrezikon ngritja e saj në Royal Mint Court?

admin

“55 për qind e amerikanëve shqetësohen se të drejtat e tyre themelore janë në rrezik”

admin