RTV AHIRETI
Shëndetësi

Toxoplasma gondii paraziti që ndryshon karakterin e një personi, ja çfarë thonë studimet

toxoplasma-gondii-paraziti-qe-ndryshon-karakterin-e-nje-personi,-ja-cfare-thone-studimet

Studime të shumta kanë vërtetuar se gjysma e popullsisë së botës është e prekur nga një parazit i quajtur “Toxoplasma gondii”. Thuhet se paraziti ka fuqinë të ndryshojë karakterin e një personi si dhe ta bëjë një person më tërheqës. Ky parazit transmetohet te njerëzit nga macet dhe jeton brenda retinës së syrit.

Në vitin 2011 u krye një studim duke përdorur minjtë. Studiuesit infektuan disa nga minjtë me toksoplazmë dhe rezultoi se minjtë e infektuar ishin më të popullarizuar në mesin e të gjithë grupit.

Një nga studimet më i fundit ka treguar rezultate të ngjashme tek njerëzit. Studimi mori një kampion prej 178 personash jo të infektuar dhe 35 që ishin të infektuar. Të gjithë individët e infektuar u gjykuan si më të shëndetshëm dhe më të bukur. Gjithashtu meshkujt edhe femrat e infektuara kishin fytyrë më simetrike.

Pavarësisht rezultateve të studimeve të kryera, shkencëtarët ende nuk e kanë kuptuar se si ndodh saktësisht ndryshimi. Bazuar në këtë teori, nëse shkencëtarët e kuptojnë procesin, ata mund të riprodhojnë të njëjtin parazit, duke i bërë të gjithë më tërheqës sesa janë.

Related posts

Pastroni mushkëritë duke përdorur këto tre ushqime natyrale

admin

Pse pjepri është zgjidhja perfekte për shëndetin!

admin

Tre kafe në ditë nxisin sulmet e migrenës

admin