RTV AHIRETI
FutbollLajmeLajmetSport

Trabzonspori kërkon 20 milionë euro për Muçin

trabzonspori-kerkon-20-milione-euro-per-mucin

Ernest Muçi është kthyer në një nga emrat më të kaluar në Turqi vitin e fundit kurse paraqitjet e tij kanë zgjuar interes për mesfushorin edhe jashtë futbollit turk.

Në fakt, thuhet se interesimi i fundit për Muçin, ka detyruar Tranbzonsporin të caktojë çmimin për lirimin e tij.

Së fundi, thuhet se interesim kishte shfaqur skuadra nga Premier League, Aston Villa por që Trabzonspori kishte qenë i prerë në kërkesën për ta liruar Muçin.

Skuadra turke ka kërkuar hiq më pak se 20 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, i cili ka kontratë me Trabzonsporin deri në vitin 2029.

Kërkesa e lartë e Trabzonsporit ka bërë që Aston Villa të tërhiqet nga interesimi për Muçin, por kjo nuk do të thotë që klubi anglez nuk do të bëjë edhe ndonjë tentim deri në fund të afatit kalimtar të verës.

Muçi sezonin e shkuar ishte i huazuar te Trabzonspori, ekip që muaj më parë e bleu kartonin e tij nga Beshiktashi për një total prej 11 milionë eurosh.

Related posts

Analiza e “Deutsche Welle”: Pse Groenlanda, një ishull i mbuluar nga 80% akull, është dëshira e zjarrtë e Trumpit? Metalet e rralla, siguria dhe…

admin

Rriten rastet me COVID në SHBA! Shkak, qasja e pabarabartë e njerëzve në vaksinim

admin

Gazetari izraelit: “Ushtria duhej të kishte vrarë 100 mijë njerëz në Gaza pas 7 tetorit” – VIDEO

Muhamet Ramadani