Trafiku ajror global u rrit me 57 për qind në bazë vjetore në shtator, njoftoi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Pavarësisht rimëkëmbjes së fuqishme të kërkesës për udhëtime, trafiku ajror global vazhdon të jetë nën 26,2 për qind të nivelit të para koronavirusit, thuhet në deklaratën e IATA-s.
Trafiku ajror matet në të ardhura për kilometra të pasagjerëve (RPK).
Trafiku ndërkombëtar u dyfishua në shtator krahasuar me një vit më parë, ndërsa RPK arriti në 69,9 për qind të nivelit të shtatorit 2019.
Të gjitha rajonet shënuan rritje të ndejshme në udhëtimet ajrore ndërkombëtare, ku Azi-Paqësori regjistroi rritjen më të lartë (464,8 për qind) në shtator.
“Përjashtim ende vazhdon të bëjë Kina duke ndjekur strategjinë e saj zero-COVID, duke mbajtur kufijtë kryesisht të mbyllur, dhe duke nxitur kërkesat për tregun e saj të brendshëm, ku në shtator shënoi rënie prej 46,4 për qind në bazë vjetore”, tha Willie Walsh, drejtori i përgjithshëm i IATA.-s.
Trafiku ajror i brendshëm u rrit me ritme më të lehta, me 6,9 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Megjithatë, ishte 81 për qind nga niveli i tij para pandemisë.
Të dhënat e tjera të IATA-s treguan se kërkesa për mallra ajrore, e matur në ton-kilometër ngarkesash, shënoi rënie me 10,6 për qind në bazë vjetore në shtator, por duke qëndruar pranë niveleve para pandemisë (3,6 për qind).
Kapaciteti u rrit me 2,4 për qind nga viti i kaluar, por ende është 7,4 për qind nën nivelet para pandemisë për shkak të tkurrjeve që po përjetojnë të gjitha ekonomitë kryesore.
“Në nivel makro, paralajmërimet në rritje të recesionit ka të ngjarë të kenë një ndikim negativ në flukset globale të mallrave dhe shërbimeve, të balancuara lehtësisht nga një stabilizim i çmimeve të naftës”, tha Walsh.