RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trafiku detar në Detin e Kuq bie pas sulmeve të Huthive ndaj Arabisë Saudite

trafiku-detar-ne-detin-e-kuq-bie-pas-sulmeve-te-huthive-ndaj-arabise-saudite

Trafiku i anijeve përmes ngushticës Bab el-Mandeb është ngadalësuar pas sulmeve të Huthive ndaj instalacioneve të naftës të Arabisë Saudite në bregdetin e Detit të Kuq dhe njoftimit të tyre për vendosjen e një bllokade detare ndaj Arabisë Saudite, raporton Reuters, duke iu referuar të dhënave të platformës analitike Kpler.

Sipas të dhënave, të dielën vetëm 11 anije transporti mallrash kaluan përmes ngushticës Bab el-Mandeb, niveli më i ulët në muajt e fundit. Prej tyre, shtatë ishin cisterna nafte, ndërsa tri hynë në Detin e Kuq dhe katër dolën prej tij.

Ndërkohë, të dhënat e Kpler tregojnë se gjatë fundjavës më pak se 10 anije në ditë kaluan përmes ngushticës së Hormuzit, pavarësisht se SHBA-ja dhe Irani kishin pezulluar sulmet e tyre.

Sipas Reuters, të shtunën vetëm tri anije kaluan përmes ngushticës me transponderët e fikur, ndërsa të dielën kaluan shtatë anije, përfshirë tri cisterna të produkteve të naftës të lidhura me Iranin. /mesazhi

Related posts

Kurti tregon 4 hapat që Kosova është e gatshme t’i pranojë dhe ato që duhet bërë Serbia

Muhamet Ramadani

KS-OKB-ja miraton rezolutë për të hequr presidentin dhe ministrin e brendshëm sirian nga lista e sanksioneve

Muhamet Ramadani

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Trump do të bëjë marrëveshje me Iranin “vetëm që është e mirë për Amerikën”

admin