Një tjetër tragjedi është regjistruar në brigjet Turke në detin Egje. Sipas raportimeve paraprake, një varkë me emigrantë që synonin Europën është përplasur me shkëmbinjtë nënujorë pranë qytetit të Cesme.
Për pasojë 7 persona u mbytën, ndërsa 19 të tjerë u shpëtuan nga rojet bregdetare që u njoftuan nga një peshkatar që kaloi rastësisht në zonën ku ndodhi tragjedia.
Një person rezulton ende i humbur teksa autoritetet turke vijojnë hetimet për zbulimin e trafikantëve që kishin organizuar këtë udhëtim të paligjshëm. /abcnews
“1️⃣9️⃣ Düzensiz Göçmen Kurtarıldı, Maalesef 7️⃣ Düzensiz Göçmenin Cansız Bedenine Ulaşıldı”
Bugün İzmir Çeşme ilçesinde saat 10:47’de Çeşme Karaada üzerinde bir grup düzensiz göçmen olduğu, bölgede bulunan balıkçı teknesi tarafından 1 düzensiz göçmenin denizden alındığı ve denizde… pic.twitter.com/Tloqvi8XpO
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) July 9, 2024