RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Tragjedi në Shëngjin/ Humbin jetën dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

tragjedi-ne-shengjin/-humbin-jeten-dy-te-rinj-pasi-u-moren-nga-dallget,-dy-ne-gjendje-te-rende

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë nga Kosova që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën dhe dy raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.

Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim

Related posts

Zonja e parë e Turqisë viziton pacientët pediatrik të transferuar nga Gaza

Muhamet Ramadani

OKB: Një në çdo pesë persona në botë përballet me dhunë dhe ngacmim në vendin e punës

admin

Analiza: Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e BE-së?

admin