RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tragjedia tek qarkorja e Shkupit/ Zbulohet identiteti i të gjithë viktimave

tragjedia-tek-qarkorja-e-shkupit/-zbulohet-identiteti-i-te-gjithe-viktimave

Tragjedi e rëndë në unazën e Shkupit: Katër persona humbin jetën në aksidentin e tmerrshëm.

Marko Gjorgjievski, Petar Milanov, Adam Velkov dhe babai i tij, baritoni i operës Riste Velkov, janë katër viktimat e aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi gjatë natës në unazën e Shkupit, pranë nyjës së Mirkovcit.

Jetët e Markos, Petarit dhe Adamit u shuan në moshën vetëm 20-vjeçare, ndërsa Riste Velkov humbi jetën në moshën 51-vjeçare.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur një shofer 76-vjeçar nga Kosova, duke drejtuar një kamion të tipit “MAN” me gjysmërimorkio, ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka depërtuar gardhin mbrojtës dhe ka kaluar në kahun e kundërt.

Më pas, kamioni është përplasur drejtpërdrejt me një veturë “BMW” në të cilën ndodheshin katër viktimat.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka shpërthyer zjarr dhe automjeti është djegur tërësisht. Në flakë është përfshirë edhe kabina e kamionit.

Related posts

Vilnius – Nënshkruhet deklarata e përbashkët e NATO-s në mbështetje të Ukrainës

admin

Komandanti i KFOR-it: Kemi katërfishuar praninë në veri

admin

Protestat nuk ndalen, 10 mijë ton plehra në rrugët e Parisit dhe fluturime të anuluara

admin