Spondiliartroza cervikale është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën. Kjo sëmundje prek kryesisht shtyllën kurrizore nga qafa deri tek vertebra e fundit.
Dhimbjet manifestohen kryesisht tek krahët, qafa, shpatullat, duart e ndonjëherë edhe koka.
Pjesa e qafës vuan nga një presion i jashtëzakonshëm si pasojë e mbajtjes së kokës ulur gjatë punës në kompjuter ose në telefonat celularë. Megjithatë, kjo sëmundje është e menaxhueshme dhe ajo mund të mbahet nën kontroll për të mos prishur cilësinë e jetës.Mungesa e aktivitetit fizik nxit shfaqjen e spondiliartrozës.
Përpiquni të bëni aktivitet fizik të paktën 10 minuta në ditë. Sipas të dhënave aktivitetet më të rekomandueshme janë ecja, noti dhe çiklizmi.