RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pse është mirë të konsumoni lëng portokalli?

pse-eshte-mire-te-konsumoni-leng-portokalli?

Portokalli është i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer është freskues.

Nga lëkura e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve.

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C.

Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

Related posts

Keni njolla në sy? Ja çfarë duhet të dini patjetër!

admin

Ja çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse pini lëng karrote çdo ditë

admin

​Gështenjat e pjekura përmbajnë më shumë vitamina, ato të ziera më shumë minerale

rezart morina