RTV AHIRETI
Shëndetësi

Trajton diabetin, kolesterolin dhe parandalon sëmundjet e veshkave,- si të përgatisni këtë ilaç natyral

trajton-diabetin,-kolesterolin-dhe-parandalon-semundjet-e-veshkave,-si-te-pergatisni-kete-ilac-natyral

Okra (bamja) qëndron në majë të piramidës ushqimore si një super zarzavat.

Ajo ka shumë vlera ushqyese dhe përmban 30 kalori, 21 miligramë vitaminë C, 3 gramë fibra dietale, 7.6 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina, 0.1 gram yndyrë, 80 mikrogramë folat dhe 60 miligramë magnez.

Përmban shumë fibra dietike, vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje.

Këta përbërës e bëjnë okrën një hero të vlerave ushqyese kur është fjala për shëndetin tonë.

Efektet e kësaj bime mund t’i fitoni qoftë nëse e konsumoni të zier, të fërguar etj.

Duke e paragjykuar në shije, ne shpesh kemi neglizhuar vetitë ushqyese të saj.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore që i sjell bamja:

* Forcon imunitetin

* Zvogëlon sasinë e glukozës që absorbohet nga ushqimi

* Zvogëlon nivelet e kolesterolit

* Parandalon sëmundjet në veshkë

* Ndihmon me simptomat e astmës.

Për ta përgatitur pijen, fillimisht duhet të merrni katër bamje të freskëta me madhësi mesatare dhe t’ua prisni majat pra t’i pastroni.

I prisni në mes dhe i vendosni në një gotë me ujë. Ato i lini ashtu gjatë tërë natës të zhytura në ujë, ndërsa të nesërmen i shtrydhni në një enë të re me ujë të freskët.

Related posts

Si të forconi imunitetin në dimër! Ushqimet që duhet të konsumoni

Muhamet Ramadani

Kjo është arsyeja pse duhet ta lani orizin para se ta gatuani

admin

Mënyra më e shpejtë për të rënë nga pesha

admin