RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tre palestinezë vriten nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor – VIDEO

tre-palestineze-vriten-nga-forcat-izraelite-ne-bregun-perendimor-–-video

Të paktën tre palestinezë janë vrarë të dielën nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor, ka njoftuar ushtria, raportoi Associated Press.

Brigada e Martirëve Al-Aksa, degë e armatosur e partisë Fatah të presidentit palestinez, Mahmud Abbas, pretendoi se burrat janë vrarë si anëtarë të saj.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka deklaruar se viktimat janë vrarë pranë qytetit të Nablusit dhe i identifikuan ata si Jihad Mohammed al-Shami, 24-vjeçar, Uday Othman al-Shami, 22-vjeçar dhe Mohammed Raed Dabeek, 18-vjeçar.

Ushtria ka thënë se ka konfiskuar tre pushkë M16 nga militantët pas shkëmbimit të zjarrit dhe se një person i armatosur u dorëzua dhe u arrestua.

Vdekjet e së dielës e çojnë në 80 numrin e palestinezëve të vrarë që nga fillimi i vitit, pasi Izraeli ka shtuar bastisjet e arrestimeve në Bregun Perëndimor. Një shpërthim i sulmeve palestineze kundër izraelitëve ka vrarë 14 persona në vitin 2023.

Gati 150 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor në vitin 2022, duke e bërë atë vitin më vdekjeprurësin në ato zona që nga viti 2004, sipas grupit kryesor izraelit të të drejtave B’Tselem.

Ushtria thotë se shumica e palestinezëve të vrarë kanë qenë militantë. /koha

Related posts

Prova të reja në aktakuzën ndaj Trump për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve, ndihmësit e tij: Ish-presidenti mashtroi për të goditur çdo fazë të procesit elektoral

admin

Francë, policia ndërhyn ndaj tifozëve të Marokut që dolën për të festuar fitoren ndaj Portugalisë – VIDEO

admin

Zvogëlohen rezervat e gjakut në QKUK, shkak sezoni i pushimeve

rezart morina