RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bie kalimi i migrantëve të parregullt nga Ballkani Perëndimor dhe rritet në Mesdhe

bie-kalimi-i-migranteve-te-parregullt-nga-ballkani-perendimor-dhe-rritet-ne-mesdhe

Rrugët e Mesdheut Qendror dhe Ballkanit Perëndimor mbeten më aktivet për kalimin emigrantëve të parregullt vlerëson raporti më i fundit i Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex .

Sipas raportit, në dy muajt e parë të vitit 2023, numri i kalimeve të parregullta kufitare të raportuara nga autoritetet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian ishte 28130, gati sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Evidentimi i migrantëve të parregullt në Mesdheun Qendror është rritur në dy muajt e parë të vitit 2023 krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rruga e Mesdheut Qendror përbën dy nga çdo pesë kalime të parregullta kufitare në Bashkimin Evropian, vlerëson raporti.

Sipas raportit, 11951 kalime të migranëtve të parregullt u raportuan në këët rrugë për periudhën Janar -shkurt të vitit 2023 me një rritje 118% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të FRONTEX në periudhën janar – shkurt të këtij viti në Rrugën e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria u evidentuan 8.394 kalime të parregullta me një rënie prej 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në shkurt, sipas raportit u evidentuan rreth 13800 kalime të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Aktualisht, më shumë se 2400 oficerë të trupave tokësore dhe staf i Frontex po marrin pjesë në aktivitete të ndryshme operacionale.

Ata mbështesin shtetet anëtare të BE-së dhe vendet fqinje përfshirë edhe Shqipërinë për sfidat me migrimin e parregullt.

Shtetasit e Sirisë, Bregut të Fildishtë, Guinesë, Afganistanit dhe Pakistanit përbëjnë numrin më të madh të migrantëve të parregullt.

Related posts

Vdekja e punonjësve të ndihmës në Gaza, Biden dhe Netanyahu do të zhvillojnë bisedime në telefon

admin

Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, goditet grupi kriminal, tre të arrestuar nga Gjilani

Muhamet Ramadani

Lajçak në Kosovë pa paralajmërim, takohet me kryeministrin Kurti

admin