RTV AHIRETI
Uncategorized

Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë

tre-persona-prangosen-me-asistence-te-fbi-se,-dyshohen-per-financim-terrorizmi-e-shpelarje-parash-ne-kosove

Tre persona janë arrestuar të martën në një aksion të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në një sërë veprash të rënda penale, përfshirë organizim të grupit kriminal, financim të terrorizmit, shpëlarje parash dhe trafikim të narkotikëve.

Të arrestuarit, me inicialet A.A., S.D. dhe B.K., dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, financim të terrorizmit, shpëlarje të parave, mashtrim, detyrim, import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.

Sipas njoftimit, aksioni policor është asistuar nga autoritetet e FBI-së dhe autoritetet policore kanadeze (RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuara në terren gjatë zhvillimit të operacionit.

Ky aksion është mbështetur gjithashtu nga zyra e OPDAT-it pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Me vendim të prokurorit special, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.





Related posts

NATO në Ankara bashkon liderët e mbrojtjes dhe industrisë, në fokus rritja e kapaciteteve ushtarake

Kushtrim Guraj

Hispanic Heritage Month: Celebrating Women Trailblazers in STEM

Prof. Ekrem Maqedonci emërohet ushtrues detyre i drejtorit të ShML “Medreseja Alauddin” – Prishtinë

Kushtrim Guraj