RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tre të lënduar në një aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

tre-te-lenduar-ne-nje-aksident-mes-dy-veturave-ne-gllareve-te-klines

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Gllarevë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Gashi.

Policia është duke e hetuar rastin për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Related posts

NATO ndërhyn ndaj një avioni luftarak rus që shkeli hapësirën ajrore të Estonisë

admin

NATO dhe BE-ja dënojnë sulmin terrorist në Moskë

admin

Zelensky: Jemi gati për kundërsulmin

Muhamet Ramadani