Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1,285 testime, ndërsa nga këto 397 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu bën të ditur se gjatë 24 orëve janë shënuar tri raste të vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,087, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.143 persona.
MSH po ashtu bën të ditur se gjatë 24 orëve janë shëruar 167 persona.
Numri total i dozave të administruara të vaksinave është 1,831,139, ndërkaq brenda 24 orëve janë vaksinuar 128 persona.