RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Uri e paprecedentë në Gaza, thotë agjencia e OKB-së

uri-e-paprecedente-ne-gaza,-thote-agjencia-e-okb-se

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, thotë se njerëzit në Gaza “janë të dëshpëruar, të uritur dhe të tmerruar”, me “nivele alarmante urie të padëshmuara kurrë më parë” në enklavë.

Në një postim në mediat sociale, UNRWA shtoi se partnerët e saj po shpërndanin atë që mundnin, “por uji, ushqimi dhe ilaçet po përdoren si armë lufte”.

“Bombardimet e vazhdueshme pengojnë që ndihma të arrijë tek ata në nevojë”, thuhej në postim.

Izraeli vazhdon të kufizojë hyrjen e ndihmave në Gaza ndërsa kryen bombardime në të gjithë territorin. /mesazhi

Related posts

Dyshimet në lidhje me shëndetin mendor të presidentit Biden, Shtëpia e Bardhë hedh poshtë akuzat

admin

Liberalizimi i vizave të enjten në rend dite në Bruksel

admin

Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, shefi i zyrës së BE-së: Një hap i mirëpritur

admin