RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tre të vrarë dhe disa të plagosur sot në Gaza, numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 72,126

tre-te-vrare-dhe-disa-te-plagosur-sot-ne-gaza,-numri-i-pergjithshem-i-viktimave-arrin-ne-72,126

Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së dielës si pasojë e një sulmi ajror izraelit që goditi një grup qytetarësh në zonën Al-Katiba, në perëndim të qytetit të Gazës.

Sipas raportimeve nga terreni, një i ri tjetër ka ndërruar jetë në Beit Lahia, në veri të Rripit të Gazës, pasi ishte plagosur më herët nga të shtënat e ushtrisë izraelite.

Me këto raste, numri i përgjithshëm i viktimave nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 72,126 të vrarë dhe 171,809 të plagosur.

Burime mjekësore bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë regjistruar tre viktima (një i vrarë i ri dhe dy trupa të nxjerrë nga rrënojat) dhe katër të plagosur. Ndërkohë, disa viktima dyshohet se ndodhen ende nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk po arrijnë t’i arrijnë.

Po sipas burimeve mjekësore, që nga armëpushimi i 11 tetorit të vitit të kaluar janë regjistruar 641 të vrarë dhe 1,711 të plagosur, ndërsa janë nxjerrë nga rrënojat gjithsej 755 trupa. /mesazhi

Related posts

Punëtorët teknikë të UP-së fillojnë grevën

admin

Tejkaloi kolonën nëpër trotuar, Policia gjobit shoferin me 200 euro, 2 pikë negative dhe tre muaj pa leje

RTI

Finalja e Eurovizion zhvillohet nën tension, protestuesit pro-palestinezë përplasen me policinë jashtë ‘Malmö Arena’ (FOTOLAJM)

admin