RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tre të vrarë në Afganistan, Kabuli pretendon se Pakistani kreu sulme ajrore

tre-te-vrare-ne-afganistan,-kabuli-pretendon-se-pakistani-kreu-sulme-ajrore

Afganistani akuzoi Pakistanin për kryerjen e sulmeve ajrore në provincat lindore Kunar dhe Paktika, ku u vranë të paktën 3 persona dhe u plagosën disa të tjerë, transmeton Anadolu.

Zëvendëszëdhënësi i qeverisë afgane, Hamdullah Fitrat tha në një postim në X, kompaninë amerikane të mediave sociale, se një sulm ajror ndodhi rreth orës 03:00 sipas kohës lokale në distriktin Nurgal të provincës Kunar, duke vrarë 3 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Fitrat tha se të paktën dy sulme ajrore goditën distriktin Barmal të provincës Paktika, duke shtuar se nuk pati viktima.

Islamabadi nuk dha menjëherë një përgjigje ndaj pretendimit të Kabulit.

Incidenti vjen në një kohë kur një valë e re sulmesh militante, përfshirë sulme vetëvrasëse në veriperëndim të Pakistanit, ka vrarë dhjetëra pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe civilë gjatë ditëve të fundit.

Islamabadi akuzon Kabulin se mbështet militantët e përfshirë në sulme “terroriste” brenda Pakistanit. Afganistani e kundërshton këtë akuzë.

Related posts

Forcat izraelite bastisin sërish Xhaminë Al-Aksa, sulmojnë besimtarët brenda

admin

Diversioni i Netanyahu-t: Udhëheqësit arabë, jo interes për çështjen palestineze!

Muhamet Ramadani

Dita Botërore e Hixhabit

Muhamet Ramadani