RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Treni i parë i mallrave Kinë-Evropë përmes Turqisë niset nga provinca Anhui

treni-i-pare-i-mallrave-kine-evrope-permes-turqise-niset-nga-provinca-anhui

Treni i parë i mallrave Kinë-Evropë përmes Turqisë është nisur nga Hefei në provincën Anhui të Kinës, transmeton Anadolu.

Siç raporton Global Times, dje u nis treni i parë për në Istanbul duke transportuar 110 kontejnerë mallrash, përfshirë pajisje shtëpiake dhe pjesë automobilistike.

Muajin e kaluar, Hekurudha e Kinës tha se numri i udhëtimeve i trenit të mallrave Kinë-Evropë ka tejkaluar 90 mijë që nga viti 2011.

Në vitin 2011, treni i parë u nis nga Stacioni Tuanjiecun në Chongqing të Kinës jugperëndimore për në Duisburg të Gjermanisë dhe fillimisht një tren nisej çdo muaj, ndërsa tani mbi 10 trena nisen për çdo ditë, duke arritur në mbi 100 qytete në të gjithë Azinë dhe Evropën.

Related posts

Përfundon protesta në veri pas lirimit të dy politikanëve serbë

RTI

Bogujevci në KiE: Serbia vazhdimisht po kërkon pretekste për ta destabilizuar veriun

admin

Bideni dhe Trudeau ashpërsojnë masat për migrantët – VIDEO

rezart morina