RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump anulon valën e dytë të sulmeve ndaj Venezuelës, përmend përmirësimin e bashkëpunimit

trump-anulon-valen-e-dyte-te-sulmeve-ndaj-venezueles,-permend-permiresimin-e-bashkepunimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka anuluar një valë të dytë sulmesh ushtarake ndaj Venezuelës, duke përmendur bashkëpunimin e përmirësuar nga vendi i Amerikës Jugore, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump tha se Venezuela ka liruar “një numër të madh të të burgosurve politik”, duke e përshkruar këtë veprim si një shenjë se vendi “po kërkon paqe” dhe e quajti atë një “gjest shumë të rëndësishëm dhe të mençur”.

“SHBA-ja dhe Venezuela po punojnë mirë së bashku, veçanërisht sa i përket rindërtimit, në një formë shumë më të madhe, më të mirë dhe më moderne, në infrastrukturën e tyre të naftës dhe gazit. Për shkak të këtij bashkëpunimi, kam anuluar valën e dytë të sulmeve që pritej më parë, e cila siç duket nuk do të nevojtet. Megjithatë, të gjitha anijet do të qëndrojnë në pozicion për qëllime të sigurisë”, tha Trump.

Më 3 janar, SHBA-ja kreu një operacion ushtarak në Venezuelë, duke kapur presidentin Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores. Trump tha se administrata e tij do ta “drejtojë” Venezuelën dhe asetet e saj të naftës gjatë një periudhe tranzicioni.

Sonte, Trump do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të lartë të industrisë së naftës. Ai tha se ata do të investojnë “të paktën” 100 miliardë dollarë në Venezuelë.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se liderja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, do të vijë “diku javën e ardhshme” në Washington.

“Dhe, mezi pres ta përshëndes”, tha Trump.

Related posts

110 palestinezë vdiqën në burgjet izraelite gjatë periudhës së ministrit të ekstremit të djathtë Ben-Gvir

admin

Çerdhet publike nga sot në grevë

admin

Lajmet e fundit nga Lindja e Mesme këtë mbrëmje

Muhamet Ramadani