RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Do të anulojë urdhrat ekzekutivë të Bidenit të nënshkruar me autopendë

trump:-do-te-anuloje-urdhrat-ekzekutive-te-bidenit-te-nenshkruar-me-autopende

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të shfuqizojë të gjitha urdhrat ekzekutivë të Joe Bidenit që, sipas tij, janë firmosur me autopendë. Trump pretendoi se rreth 92 për qind e dokumenteve të Bidenit janë “të pavlefshme”, megjithëse këto pretendime konsiderohen të pambështetura ligjërisht.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump akuzoi Bidenin për moskontroll të presidencës për shkak të moshës dhe tha se do ta çonte para drejtësisë nëse mohonte përdorimin e autopendës. Biden i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se të gjitha vendimet i ka marrë vetë.

Ekspertët ligjorë theksojnë se përdorimi i autopendës është praktikë e zakonshme në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk e bën një dokument të pavlefshëm. Trump vetë e ka përdorur këtë pajisje gjatë mandatit të tij të parë. /mesazhi

Related posts

Dy vëllezër palestinezë vriten në sulmin izraelit ndaj një tende pranë spitalit në Gaza

admin

Kryetari i Tetovës dhe ai i Çairit nën presionin e autoriteteve, pas pritjes që ia bënë Kurtit

Muhamet Ramadani

Ish-kryeministri Hamdok: Kriza e Sudanit rrezikon të bëhet një makth për botën

admin