RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump do t’i drejtohet kombit me një fjalim të enjten në mbrëmje

trump-do-t’i-drejtohet-kombit-me-nje-fjalim-te-enjten-ne-mbremje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet kombit me një fjalim të enjten në mbrëmje, transmeton Anadolu.

“Presidenti Trump do të mbajë një fjalim drejtuar kombit të enjten në mbrëmje, në orën 21:00 me kohën lindore. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Njoftimi erdhi në mes të shkëmbimit të sulmeve dhe pasi Trump tha se SHBA-ja po rikthen një “bllokadë ndaj Iranit” dhe propozoi vendosjen e një tarife prej 20 për qind për ngarkesat që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, në këmbim të mbrojtjes amerikane për këtë rrugë strategjike ujore.

Ai tha se zbatimi i planit do të fillojë menjëherë.

Në përgjigje, ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, tha se Teherani do të mbetet “garantuesi” i Ngushticës së Hormuzit.

“20 për qind sigurisht që është shumë. Ne do të jemi të drejtë”, shtoi ai.

SHBA-ja dhe Irani në muajin prill ranë dakord për një armëpushim dhe më vonë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës që nisi në fund të shkurtit, për të rihapur plotësisht Ngushticën e Hormuzit dhe për të hequr bllokadën ndaj porteve iraniane.

Për bisedimet mbi çështjet e pazgjidhura, përfshirë programin bërthamor të Iranit, një nga arsyet kryesore të sulmeve amerikano-izraelite, u dakordua një periudhë 60-ditore.

Related posts

FOTO/ “Do të të q* nënën…!”- Plas sherri në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet me grusht kolegun

admin

Presidentja Osmani uron besimtarët për Fitër Bajram: Solidariteti ndërnjerëzor, trashëgimia jonë e çmuar

admin

Veteranët paralajmërojnë protestë dhe bllokim të punës së Parlamentit nëse nënshkruhet Ligji për Pagat

admin