RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump, fushatë me premtime fajdexhinjsh dhe kërcënime gangsterësh…

trump,-fushate-me-premtime-fajdexhinjsh-dhe-kercenime-gangsteresh…

Premton nga pesë mijë dollarë për çdo amerikan nëse fiton, dhe “Ferrin” për ta nëse humb

Donald Trump ka ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në nëntorit me një formulë të njohur: para në këmbim të votës dhe frikë në rast se votuesit zgjedhin kundërshtarët.

Duke folur në konventën republikane në Dallas, presidenti u bëri thirrje amerikanëve që t’u japin republikanëve kontrollin e Kongresit, duke premtuar një shpërblim prej pesë mijë dollarësh për çdo të rritur.

“Na lini ta përfundojmë punën” ishte mesazhi kryesor i Trump, i cili kërkoi që zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit të trajtohen sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit.

Me sondazhet që nuk janë gjithmonë në favor të republikanëve, presidenti po përpiqet ta kthejë garën për Kongresin në një referendum mbi presidencën e tij.

“Pas 55 ditësh, amerikanët do të votojnë në zgjedhjet më të rëndësishme të historisë sonë”, deklaroi Trump. Sipas tij, demokratët kërkojnë votën për të vazhduar një axhendë të dështuar, ndërsa republikanët kërkojnë vetëm mundësinë “për të përfunduar punën që kemi nisur”.

Por përtej premtimit për para, fjalimi u mbështet fort te frika. Trump paralajmëroi se nëse demokratët rikthehen në kontroll, amerikanët do të humbin kontrollin e kufijve, uljen e taksave, sigurinë dhe pasurinë e tyre.

“Vendi ynë do të kalonte në Ferr dhe ju do të jetonit në Ferr, siç ndodhi vetëm dy vjet më parë!”, tha ai, duke iu referuar periudhës së presidencës së Joe Biden.

Në anën tjetër, Trump premtoi një të ardhme të artë nëse republikanët fitojnë. “Nëse republikanët fitojnë Dhomën dhe Senatin, do t’u shpërndaj një dividend prej pesë mijë dollarësh të gjithë të rriturve”, tha presidenti.

Ai e krahasoi pagesën me dividendët që kompanitë e suksesshme u japin aksionarëve të tyre. Kushti i vetëm, sipas Trump, është që paratë të shpenzohen në Shtetet e Bashkuara.

Premtimi, i cili tingëllon si një çek elektoral i shpërndarë drejtpërdrejt para votimit, synon të mobilizojë një elektorat që mund të jetë i pavendosur për zgjedhjet e nëntorit.

Retorika e presidentit u bë edhe më e ashpër kur ai paralajmëroi se një fitore republikane do ta lejonte Amerikën të dominonte pjesën tjetër të botës. “Do ta lëmë pjesën tjetër të botës të hajë pluhurin tonë për breza të tërë!”, tha Trump, duke marrë një nga duartrokitjet më të forta të delegatëve.

Presidenti njoftoi gjithashtu se do të udhëtojë në 35 shtete ku garat për Kongresin janë më të pasigurta. Ai pritet të rikthehet edhe në Teksas për të mbështetur Ken Paxton, kandidatin e tij për Senat, të cilin e cilësoi si “prokurorin e përgjithshëm më të mirë në historinë e Teksasit”.

Sigurisht, nuk munguan as sulmet ndaj demokratëve. Trump e ironizoi kundërshtarin James Talarico, duke e quajtur me një nofkë tallëse, ndërsa sulmoi atë që ai e përshkroi si “demokratët socialistë”. “Amerika nuk do të jetë kurrë një vend socialist apo komunist”, deklaroi ai.

Në fjalim, Trump përsëriti gjithashtu pretendimin se ka “fituar presidencën tri herë”, duke iu referuar zgjedhjeve të viteve 2016, 2020 dhe 2024. Ai e paraqiti administratën e tij si një periudhë suksesi historik, duke thënë se dy vitet e para kanë qenë “dy vitet më të mira në historinë e presidencës amerikane”.

Në bilancin e tij ai përfshiu edhe sigurinë kufitare dhe tarifat doganore. Për këto të fundit, Trump tha se SHBA po arkëton “mijëra miliarda” dollarë, duke e cilësuar tarifën si “fjalën time të preferuar”.

Edhe ndaj Iranit, presidenti nuk shfaqi asnjë pendesë. Ai deklaroi se nëse SHBA nuk do të kishte ndërmarrë sulmet me avionët bombardues B-2, Teherani do ta kishte tashmë armën bërthamore.

Kështu, fushata e Trumpit për zgjedhjet e mesmandatit po merr formën e një kontrate të drejtpërdrejtë me votuesin: më jepni Kongresin dhe unë do t’ju jap 5 mijë dollarë; mos ma jepni dhe Amerika, sipas tij, rrezikon të humbasë gjithçka. tesheshi

Related posts

Arabia Saudite dhe Kina diskutuan për bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë

admin

Sulmi ndaj Izraelit, Irani: Kemi goditur 80% të objektivave me 200 raketa

admin

Palestinezët demonstrojnë për kthimin e trupave të të vrarëve nga ushtria izraelite

admin