RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump kërcënon me tarifa Meksikën për shkak të çështjes së ujit

trump-kercenon-me-tarifa-meksiken-per-shkak-te-ceshtjes-se-ujit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Meksika duhet të lërë të lirë rrjedhën e ujit sipas marrëveshjes, duke njoftuar se përndryshe do të vendoset tarifë prej 5 për qind për importet meksikane, transmeton Anadolu.

Trump pretendon se Meksika ka shkelur marrëveshjen gjithëpërfshirëse të ujit dhe shtoi se kjo ka dëmtuar rëndë produktet bujqësore dhe bagëtinë në Teksas.

Duke mbrojtur idenë se Meksika i detyrohet SHBA-së afërsisht 1 miliard metra kub ujë për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes gjatë pesë viteve të fundit, Trump tha: “SHBA-ja kërkon që Meksika të lërë të lirë afërsisht 250 milionë metra kub ujë para 31 dhjetorit ndërsa pjesa tjetër duhet të vijë menjëherë pas kësaj”.

“Dështimi i Meksikës për t’iu përgjigjur kësaj kërkese është i padrejtë ndaj fermerëve amerikanë që kanë nevojë për ujë”, tha ai.

“Unë kam miratuar dokumentet për të vendosur tarifë prej 5 për qind për Meksikën nëse ky ujë nuk lihet i lirë menjëherë. Sa më shumë që Meksika vonon lirimin e ujit, aq më shumë do të vuajnë fermerët tanë. Meksika ka një detyrim ta zgjidhë këtë çështje menjëherë”, tha Trump.

Related posts

Deri në 40 mijë përdorues të drogave në Kosovë, kryesisht grup moshat e reja

admin

Telefonatë Erdoğan-Sanchez, diskutohen marrëdhëniet Turqi-Spanjë dhe çështjet rajonale dhe globale

admin

Ushtria në Guinea-Bissau rrëzon presidentin, mbyll kufijtë pasi pretendon komplot për “destabilizimin” e vendit

RTI