RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump mbron agjentin e imigracionit dhe doganave pas të shtënave fatale në Minnesota

trump-mbron-agjentin-e-imigracionit-dhe-doganave-pas-te-shtenave-fatale-ne-minnesota

Sipas presidentit të SHBA-së, Donald Trump, agjent i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) veproi në vetëmbrojtje gjatë një incidenti me pasoja fatale në shtetin amerikan Minnesota, transmeton Anadolu.

Trump e përshkroi përballjen në qytetin Minneapolis si “diçka të tmerrshme për t’u parë”.

“Gruaja që bërtiste ishte, qartazi, një agjituese profesioniste, ndërsa gruaja që drejtonte makinën ishte shumë e padisiplinuar, penguese dhe rezistuese, e cila më pas, në mënyrë të dhunshme, të qëllimshme dhe brutale, e shtypi agjentin e ICE-së, i cili duket se e qëlloi atë në vetëmbrojtje”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, pasi pa video pamjet e incidentit.

Trump tha se oficeri u plagos dhe po shërohet në spital.

“Bazuar në pamjet e bashkëngjitura, është e vështirë të besohet se ai është gjallë”, tha presidenti.

“Situata po analizohet në tërësi, por arsyeja pse këto incidente po ndodhin është sepse ‘E Majta Radikale’ po kërcënon, sulmon dhe shënjestron çdo ditë oficerët tanë të zbatimit të ligjit dhe agjentët e ICE-së”, shtoi ai.

Shtëpia e Bardhë tha se qëndron në krah të burrave dhe grave “trima” të ICE-së dhe forcave të rendit, të cilët “rrezikojnë gjithçka për të mbajtur komunitetet tona të sigurta”.

Related posts

Kuti gjigante bamirësie në formë topi futbolli në Doha për Gazën

RTI

Tetë palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza në 24 orët e fundit

Muhamet Ramadani

VIDEO/ Gjesti simbolik i Merz në samitin e G7, kancelari gjerman i dhuron Trump fanellë të Kombëtares me numrin 47 për 80-vjetorin

admin