RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: “Një ekip amerikan do ta drejtojë përkohësisht Venezuelën” pas kapjes së pretenduar të Madurós

trump:-“nje-ekip-amerikan-do-ta-drejtoje-perkohesisht-venezuelen”-pas-kapjes-se-pretenduar-te-maduros

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se “një ekip” nga SHBA-ja do të marrë përkohësisht drejtimin e Venezuelës, pas raportimeve për kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro.

Duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, Trump tha se administrimi i përkohshëm do të bëhet nga një ekip amerikan, por refuzoi të japë detaje se kush bën pjesë në të apo sa do të zgjasë ky angazhim.

“Do të ketë një ekip që do të merret me situatën për momentin,” tha Trump, pa specifikuar mandat, kompetenca apo bazën ligjore të këtij veprimi.

Deklarata e presidentit amerikan vjen mes përshkallëzimit të jashtëzakonshëm të tensioneve mes Uashingtonit dhe Karakasit, pas raportimeve për operacione ushtarake amerikane në Venezuelë, pasigurisë mbi fatin e Madurós dhe reagimeve të ashpra nga qeveritë aleate të Karakasit në rajon.

Autoritetet venezueliane nuk kanë reaguar ende zyrtarisht ndaj deklaratës së Trump, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet, të cilat mund të kenë pasoja të mëdha politike dhe të sigurisë në Amerikën Latine. /mesazhi

Related posts

Shaqiri dhe Saipi në formacionin e javës në Zvicër

Muhamet Ramadani

Është sulmuar vazhdimisht nga forcat ruse, SHBA njofton një ndihmë prej 700 milionë dollarësh për rrjetin energjetik të Ukrainës

admin

I gjetën në xhep kartelën e veteranit, Serbia arreston një ish-pjesëtar të UÇK-së

admin