RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump njofton armëpushim 3-ditor në luftën Rusi-Ukrainë

trump-njofton-armepushim-3-ditor-ne-luften-rusi-ukraine

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm dhe një shkëmbim të madh të të burgosurve, duke e cilësuar këtë si një hap të mundshëm drejt përfundimit të luftës në vazhdim, transmeton Anadolu.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se do të ketë një armëpushim tre-ditor (9, 10 dhe 11 maj) në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës”, shkroi Trump në platformën Truth Social.

Sipas presidentit Trump, armëpushimi do të përfshijë “pezullimin e të gjitha aktiviteteve luftarake” dhe një shkëmbim reciprok prej 1.000 të burgosurish nga secila palë.

“Kjo kërkesë u bë drejtpërdrejt nga unë dhe e vlerësoj shumë pranimin e saj nga presidenti Vladimir Putin dhe presidenti Volodymyr Zelenskyy. Shpresojmë që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të ashpër. Bisedimet për përfundimin e këtij konflikti madhor, më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore, po vazhdojnë dhe ne po afrohemi gjithnjë e më shumë çdo ditë”, tha ai.

Related posts

Kina u kërkon fuqive të mëdha të heqin armët bërthamore nga vendet e tjera për të ulur rrezikun e luftës

Muhamet Ramadani

Erdogan e thotë para Vuçiqit se Kosovën e Serbinë i ndanë kufiri

admin

Putini mbërrin në Indi në vizitën e parë që nga viti 2021

admin