RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump njofton sulme ajrore amerikane kundër ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë

trump-njofton-sulme-ajrore-amerikane-kunder-isis-it-ne-veriperendim-te-nigerise

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore “të fuqishme dhe vdekjeprurëse” kundër objektivave të ISIS-it (Daesh) në veriperëndim të Nigerisë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se sulmet u kryen me urdhërin e tij si Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura amerikane.

“Sonte, me urdhrin tim si Komandant i Përgjithshëm, Shtetet e Bashkuara nisën një goditje të fuqishme dhe vdekjeprurëse kundër mbeturinave terroriste të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë, të cilët kanë qenë duke shënjestruar dhe vrarë brutalisht, kryesisht, të krishterë të pafajshëm, në nivele që nuk janë parë prej shumë vitesh, madje as prej shekujsh,” shkroi ai.

Trump shtoi se i kishte paralajmëruar më herët grupet terroriste që të ndalonin sulmet ndaj civilëve. “I kam paralajmëruar këta terroristë se nëse nuk ndalonin masakrat ndaj të krishterëve, do të përballeshin me pasoja të rënda. Sonte, ato pasoja ndodhën,” theksoi presidenti amerikan. /mesazhi

Related posts

Zelensky vizitë në Suedi, pritet të takohet me kryeministrin dhe familjen mbretërore

Muhamet Ramadani

Dështon seanca në rastin Brezovica

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite: Shkatërruam avionin e përdorur nga Ali Khamenei dhe udhëheqja e lartë iraniane

admin