RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump pret Zelenskyyn në Florida, thotë se negociatat për t’i dhënë fund luftës janë në “fazën përfundimtare”

trump-pret-zelenskyyn-ne-florida,-thote-se-negociatat-per-t’i-dhene-fund-luftes-jane-ne-“fazen-perfundimtare”

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha sot se negociatat për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë janë në “fazën përfundimtare”, ndërsa priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në rezidencën e tij “Mar-a-Lago” në Florida, raporton Anadolu.

“Mendoj se jemi në fazat përfundimtare të bisedimeve”, u tha Trump gazetarëve.

“Ose do të përfundojë, ose do të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe miliona njerëz të tjerë do të humbasin jetën”, shtoi ai.

Trump tha se të dy presidentët duan të arrijnë një marrëveshje dhe se ai planifikon ta telefonojë sërish presidentin rus Vladimir Putin pas takimit me Zelenskyyn për të vazhduar negociatat. Më herët sot, Trump tha se ka zhvilluar një telefonatë “të mirë dhe shumë produktive” me Putinin përpara takimit me Zelenskyyn.

Ai tha se do të ketë një marrëveshje sigurie “të fortë”, me vendet evropiane që do të kenë rol kryesor në aranzhimet e mbrojtjes.

“Vendet evropiane kanë qenë vërtet të shkëlqyera. Ato janë plotësisht në një vijë me këtë takim dhe arritjen e një marrëveshjeje”, tha Trump.

Dy liderët më pas zhvilluan një drekë me dyer të mbyllura.

Në palën amerikane morën pjesë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, Zëvendësshefi i Kabintetit i Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller, Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët Dan Caine, dhëndrri i Trumpit Jared Kushner, i dërguari për paqen Steve Witkoff dhe të tjerë. Nga pala ukrainase ishte edhe Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Zelenskyy mbërriti në SHBA të shtunën pas një vizite në Kanadanë fqinje për të diskutuar planin amerikan për t’i dhënë fund konfliktit pothuajse katërvjeçar.

Related posts

Rusia dënon me 16 vite burg gazetarin amerikan, akuzohet për mbledhjen e informacioneve sekrete me urdhër të CIA-s

admin

Tre “baronët” që lindën kartelet “Narkos Meksika”! “Shefi i shefave”, marrëveshja me Escobarin, plantacionet, vrasja e agjentit të FBI dhe shtëpia e martirizimit!

admin

Donin të vrisnin sa më shumë njerëz me thika e më pas t’i jepnin fund jetës, plani i dy të rinjve të arrestuar për sulmin e organizuar në koncertet e Taylor Swift! Zhgënjim i madh i fansave dhe heshtja e këngëtares

admin