RTV AHIRETI
Lajme

Trump shpall Arabinë Saudite aleate kryesore jo-NATO

trump-shpall-arabine-saudite-aleate-kryesore-jo-nato

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se SHBA po e shpall zyrtarisht Arabinë Saudite si “aleate kryesore jo-NATO”, gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë ku ishte i ftuar princi saudit Mohammed bin Salman.

“Sonte jam i kënaqur të shpall se po e çojmë bashkëpunimin tonë ushtarak në një nivel edhe më të lartë, duke e vendosur Arabinë Saudite si aleate kryesore jo-NATO, gjë që për ta është shumë e rëndësishme,” tha Trump.

Ai shtoi se vendimi po bëhej publik për herë të parë atë mbrëmje, pas kërkesës së palës saudite për ta mbajtur njoftimin sekret deri në darkë. Me këtë status, Arabia Saudite i bashkohet vetëm 19 vendeve të tjera në listën e aleatëve kryesorë jo-NATO të SHBA-së. /mesazhi

The post Trump shpall Arabinë Saudite aleate kryesore jo-NATO first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Policia dhe Dogana e Kosovës me operacion të përbashkët, arrestojnë një person të dyshuar, sekuestrohet substancë narkotike

admin

Udhëheqësi i Hamasit u bën thirrje kombeve arabe dhe islame për mobilizim – VIDEO

Muhamet Ramadani

Bosnja nis platformë digjitale për të gjurmuar mohimin e gjenocidit në Srebrenicë

Irfan Jahiu