RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Të gjitha opsionet mbeten në tryezë ndaj Iranit

trump:-te-gjitha-opsionet-mbeten-ne-tryeze-ndaj-iranit

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump vazhdon t’i mbajë “të gjitha opsionet në tryezë” në lidhje me Iranin.

Në një intervistë për Fox News, Leavitt tha se SHBA-ja ka zhvilluar më parë “Operacionin Epic Fury” për shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit, ndërsa tani po zbaton “Operacionin Economic Outcast”, që sipas saj synon dëmtimin e ekonomisë iraniane.

Leavitt theksoi se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes SHBA-së dhe Iranit.

“Negociata nuk po zhvillohen tani dhe kjo do të vazhdojë derisa presidenti të ndiejë se ata ndoshta do të ulen në tryezë në mënyrë kuptimplotë”, tha ajo, duke shtuar se deri tani Uashingtoni nuk ka parë një gatishmëri të tillë nga Teherani. /mesazhi

Related posts

Biden tha se ka “dështuar” në debatin kundër Trumpit

Muhamet Ramadani

43 aksidente trafiku dhe 1119 tiketa të shqiptuara për 24 orë

Muhamet Ramadani

Turqia prezanton dronin e ri kamikazë me krahë të fiksuar

admin