RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump u bën thirrje kontrollorëve të trafikut ajror në SHBA të kthehen në punë

trump-u-ben-thirrje-kontrolloreve-te-trafikut-ajror-ne-shba-te-kthehen-ne-pune

Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të kthehen menjëherë në punë gjatë mbylljes së qeverisë, përndryshe do t’u ulen pagat ose do t’u ndalen plotësisht, transmeton Anadolu,

“Të gjithë kontrollorët e trafikut ajror duhet të kthehen në punë, tani! Kush nuk e bën, do të penalizohet ndjeshëm”, shkroi Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”.

Aktualisht, për shkak të mbylljes së qeverisë, kontrollorët nuk po paguhen fare, megjithëse do të marrin pagat e prapambetura pas përfundimit të krizës.

Duke vazhduar të fajësojë Demokratët për mbylljen, Trump njoftoi bonuse për kontrollorët që ai i quajti “patriotë të mëdhenj” që “nuk morën asnjë ditë pushim për shkak të mashtrimit të mbylljes nga Demokratët”, duke shtuar se do të rekomandonte “10.000 dollarë për person për shërbim të dalluar ndaj vendit tonë”.

Trump kritikoi kontrollorët që kanë marrë pushim, duke thënë: “Unë nuk jam i kënaqur me ju. Ju nuk u angazhuat për ta ndihmuar SHBA-në kundër sulmit të rremë të Demokratëve”.

Ai shtoi se në regjistrat e tyre do të shfaqet “vërejtje negative” dhe u tha atyre që duan të largohen: “Mos hezitoni ta bëni, pa asnjë pagesë apo shpërblim! Do të zëvendësoheni shpejt nga patriotë të vërtetë”.

Urdhri i tij vjen pas kaosit të së dielës në trafikun ajror, ku u anuluan mbi 3.400 fluturime dhe u vonuan mbi 26.800 të tjera, sipas faqes “FlightAware”.

Sekretari i Transportit Sean Duffy paralajmëroi të dielën se ndikimi “do të përkeqësohet” dhe mund të shtrihet edhe gjatë sezonit të festave që fillon në fund të këtij muaji. Ai tha se Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka mungesë prej 1.000–2.000 kontrollorësh, ndërsa 15–20 dalin në pension çdo ditë.

FAA-ja lëshoi një urdhër emergjent për të ulur vëllimin e fluturimeve, në mënyrë që të lehtësojë presionin mbi kontrollorët e mbingarkuar.

Ndërkohë, Senati amerikan votoi me 60 pro dhe 40 kundër të dielën për të ndalur obstruksionin e Demokratëve dhe për të përparuar legjislacionin e financimit të qeverisë, duke shënuar një hap vendimtar drejt rifillimit të funksionimit të qeverisë federale pas një mbylljeje pesëjavore.

Trump dhe udhëheqja Republikane kanë refuzuar të negociojnë për arritjen e një zgjidhjeje.

Related posts

Gjermania do të importojë gaz nga Iraku

admin

Aksident në Prishtinë, një polic i vdekur

RTI

“Jemi gati për veprim!” – Trump paralajmëron se SHBA do të ndërhyjë nëse Irani vret protestuesit! Përgjigjet Teherani

admin