RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trumpi paditet sërish, këtë herë për rastin e dokumenteve të klasifikuara

trumpi-paditet-serish,-kete-here-per-rastin-e-dokumenteve-te-klasifikuara

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është paditur për mënyrën si i ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Trumpi përballet me shtatë akuza, duke përfshirë edhe atë për mbajtjen e paautorizuar të dosjeve të klasifikuara, raporton BBC. Akuzat nuk janë ende publike.

Është padia e dytë ndaj Trumpit dhe padia e parë federale ndaj një ish-presidenti.

Ai po bën fushatë për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Në një postim të tijin, Trump tha se ishte i pafajshëm dhe ishte thirrur të paraqitej në një gjykatë federale në Miami, Florida, të martën pasdite, ku do të arrestohet dhe do të dëgjojë akuzat kundër tij.

“Asnjëherë nuk e kam menduar se ishte e mundur që një gjë e tillë t’i ndodhte një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ai. /koha

Related posts

Mitsotakis e vuri në listën e kandidatëve për eurodeputet, Fredi Beleri reagon nga burgu: E falënderoj për mbështetjen që më ka dhënë! I bëj thirrje çdo qytetari të Greqisë që…

admin

Algjeria dorëzon projekt-rezolutën e OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Muhamet Ramadani

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

RTI