Gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të fillojë më 21 mars të këtij viti. Në konferencën përgatitore të mbajtur në Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues përmes një urdhri gojor ka bërë të ditur këtë datë për fillimin e gjyqit nëse nuk ka rrethana përjashtimore.
Kryetari i trupit gjykues Charles L Smith II ka thënë se kësaj i paraprin konferenca përgatitore e prokurorisë së specializuar e cila do të mbahet më 17 shkurt.
“Urdhri gojor i shtatë ka të bëjë me datën për konferencën përgatitore për prokurorinë e specializuar dhe fillimin e gjykimit. Trupi gjykues e cakton datën 1 mars për fillimi ne gjyqit nëse nuk ka rrethana përjashtimore. Konferenca përgatitore e prokurorisë së specializuar do të mbahet më 17 shkurtit 2023. Urdhri i tetë urdhëron ZPS-në të tregojë një vlerësim të gjatësisë së çështjes së saj apo argumenteve të saj, ZPS-ja kërkohet që të paraqesë në konferencën përgatitore një vlerësim të kohëzgjatjes së argumenteve të saj”, ka thënë Smith.
Një urdhër tjetër turpi gjykues e ka lëshuar për shtyrjen e afatit për mocionet e mbrojtjes ndaj parashtrimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për 12 dëshmitarët e saj.
“Pasi ka dëgjuar që janë paraqitur arsye bindëse trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes për dosjen F1204. Pala mbrojtëse urdhërohet t’i dorëzojë mocionet e saj ndaj 12 dëshmitarëve të parë të ZPS-së jo më vonë 13 shkurti 2023 ora 16:00”, ka thënë gjykatësi Smtih.
Trupi gjykues i ka kërkuar ZPS-së të dorëzojë listën e ndryshuar të provave materiale brenda 30 janarit 2023.
Gjithashtu ka urdhëruar prokurorinë të dorëzojë mocionin e rregullës 154 për 12 dëshmitarët e parë brenda 7 shkurtit 2023.
Ndërsa pala mbrojtëse, ka bërë të ditur ai, duhet të dorëzojë përgjigjen ndaj këtyre mocioneve nëse dëshirojnë, jo më vonë se data 20 shkurt.
Ndërsa lidhur me grupin e dytë të 12 dëshmitarëve, ZPS-së i është kërkuar t’i dorëzojnë mocionet e rregullës 153 dhe 154 brenda datës 15 mars 2023.
Përgjigjet ndaj këtyre mocioneve, pala mbrojtëse duhet t’i dorëzojë jo më vonë se 27 marsi.
Gjithashtu trupi gjykues ka urdhëruar ZPS-në dhe palën mbrojtëse që të dorëzojnë mocionet e tyre për faktet e gjykata në bazë të rregullës 157 (2) para datës 1 mars.
Në këtë konferencë turpi gjykues ka kërkuar nga Zyrën Administrativë të dorëzojë aplikimet për pjesëmarrjen e viktimave brenda datës 15 shkurt.
“Palët kërkohet që të paraqesin mocionet lidhur mbi bazën ligjore për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e përbashkët, nëse dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë, jo më vonë se 20 shkurti 2023 ora 16:00”, ka thënë kryetari turpit gjykues.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.