RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Trupi i Hajrizit kthehet në Kosovë

trupi-i-hajrizit-kthehet-ne-kosove

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka njoftuar se trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë.

Përmes, një njoftimi për media nga ky dikaster thonë se pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, ka njoftuar MPJD.

Ndërsa, avokati i angazhuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, pas arritjes në Kosovë, ka thënë se trupi i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, prokurorisë dhe Policisë si dhe do të ketë ekzaminime shtesë.

“Do të ketë ekzaminime shtesë, është në kompetencë të prokurorit, besoj deri të hënë apo të martën do të kryhen të gjitha. Gjitha dokumentet që kam pasur ia kam dorëzuar prokurorisë sonë, policisë, kështu që kemi pasur një koordinim të shkëlqyer. Shumë na ka ndihmuar Zyra e Kosovës në Beograd dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Koci në një prononcim për media në Merdar.

Related posts

Zgjedhje në Gjermani/ Olaf Scholz i shpëton fitores së ekstremit të djathtë, partia e kancelarit mund ngushtë AfD-në

admin

Stadiumi në Gaza shndërrohet në strehë për qindra familje të zhvendosura

Muhamet Ramadani

BE-ja distancohet përsëri nga Viktor Orban, Josep Borrell: Hungaria nuk ka marrë mandat nga Këshilli për…

admin