RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tunizia dhe Italia diskutojnë rrugët e zgjidhjes mbi emigracionin e parregullt

tunizia-dhe-italia-diskutojne-rruget-e-zgjidhjes-mbi-emigracionin-e-parregullt

Presidenti i Tunizisë, Kais Saied dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, diskutuan rrugët e zgjidhjes për arsyet e emigracionit të parregullt, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate me shkrim nga presidenca e Tunizisë, Saied dhe Meloni zhvilluan një bisedë telefonike.

Dy zyrtarët kanë folur për koordinimin mes dy vendeve në kuadrin e rritjes së vazhdueshme të numrit të emigrantëve të parregullt për shkak të rrjeteve kriminale që kryejnë trafikimin e qenieve njerëzore.

Saied në bisedë tha se për të gjetur zgjidhje ndaj arsyeve të emigracionit të parregullt, duhet të përfundohet procesi i filluar nga Roma me iniciativë të Tunizisë dhe Italisë.

Edhe në një deklaratë të bërë nga kryeministria e Italisë, vihet në dukje se dy liderët kanë rënë dakord për rritjen e përpjekjeve të shumanshme për të forcuar luftën me migracionin e paligjshëm.

Informohet se kryeministrja Meloni, ka dhënë garanci se pala italiane do t‘u japë mbështetje të vazhdueshme autoriteteve tuniziane në kontekstin evropian.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Italisë, për periudhën që nga fillimi i vitit e deri më 29 gusht numri i atyre që kanë mbërritur në vend përmes detit është 113.791. Në shtypin italian theksohet se një pjesë e rëndësishme e atyre që vijnë nisen nga Tunizia.

Ardhjet e parregullta të emigrantëve këtë vit në Italia kanë qenë më të larta në krahasim me vitet e mëparshme. Më 23 korrik me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve mesdhetare, Italia priti “Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillimin dhe Migracionin” me qëllim për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të zhvilluar Afrikën.

Çdo vit mijëra emigrantë të parregullt afrikanë me shpresën për të mbërritur në Evropë përmes Mesdheut për një jetë më të mirë mbërrijnë në Tunizi e cila ka kufi me Libinë dhe Algjerinë.

Tunizia e cila ndodhet në mesin e Algjerisë dhe Libisë, është një rrugë kalimi për emigrantët e parregullt për shkak se ajo është pranë ishujve në jug të Italisë.

Emigrantët të cilët banojnë në qytetet jugore të Tunizisë, kur gjejnë mundësinë përpiqen të kalojnë në Evropë me varka. Çdo vit shumë afrikanë humbin jetën gjatë udhëtimit në det të cilin e ndërmarrin me ëndrrën e Evropës.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), që nga viti 2014 mbi 14 mijë persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur në det gjatë përpjekjes për të kaluar nga Libia dhe Tunizia për në Itali.

Related posts

Blinken: Amerika dënon fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës, autorët të mbahen përgjegjës

admin

Kryeministri i sapoemëruar palestinez: Nuk ka shtet pa Gazën

admin

Gjukanoviq dhe Millatoviq në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Malit të Zi

rezart morina