RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tunizia nxjerr 11 trupa pas mbytjes së një varke me emigrantë në brigjet e vendit

tunizia-nxjerr-11-trupa-pas-mbytjes-se-nje-varke-me-emigrante-ne-brigjet-e-vendit

Autoritetet tuniziane thanë të dielën se janë nxjerrë trupat e 11 emigrantëve të parregullt, pasi varka me të cilën udhëtonin u fundos në brigjet e qytetit Ben Gardane, në juglindje të vendit, transmeton Anadolu.

Houssem Eddine Jebabli, zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Gardës Kombëtare, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TAP se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, pasi varka që transportonte 15 emigrantë tunizianë u përmbys.

Ai tha se tre trupa u nxorën të shtunën dhe tetë të tjerë të dielën, ndërsa përpjekjet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur po vazhdojnë.

“Njësi të ndryshme detare nga doganat detare, roja bregdetare, mbrojtja civile dhe marina po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, së bashku me dy helikopterë që i përkasin Gardës Kombëtare dhe ushtrisë”, shtoi Jebabli.

Tunizia është një pikë kryesore nisjeje për emigrantët e parregullt që synojnë të kalojnë Detin Mesdhe drejt Evropës.

Megjithatë, përpjekjet për migrim kanë rënë ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, pasi autoritetet tuniziane kanë intensifikuar masat kundër migrimit dhe kanë forcuar kontrollet kufitare detare.

Related posts

Kurti: Vendosja e Policisë kishte për qëllim ruajtjen e sundimit të ligjit

admin

Misioni i OKB-së kërkon që Izraeli të ndalojë sulmet ajrore në zonën e operacioneve në Libanin jugor

Muhamet Ramadani

AVONET padit Qeverinë në detyrë për vendimin mbi ndarjet buxhetore 2026, kërkon pezullimin e ekzekutimit

RTI