Transportuesi ajror turk “Turkish Airlines” ka evakuuar gati 300 mijë njerëz nga rajoni jugor i goditur nga tërmeti i Turqisë deri më tani, njoftoi një zyrtar i kompanisë, transmeton Anadolu.
“Kemi evakuuar gjithsej 296.819 qytetarë me 1.646 fluturime”, tha në Twitter Yahya Üstün, nënkryetar i lartë i Turkish Airlines për marrëdhëniet me median.
Linja ajrore ka operuar 1.667 fluturime për të sjellë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës në zonën e tërmetit.
Më shumë se 41 mijë njerëz kanë humbën jetën nga tërmetet e njëpasnjëshme në Turqinë jugore më 6 shkurt, sipas shifrave të fundit zyrtare.
“Duke alokuar të gjitha operacionet e saj për transportin e materialeve të ndihmës, Turkish Cargo dërgoi 12.498 (3.259 vendase, 9.239 ndërkombëtare) tonë materiale ndihmë, përkatësisht ilaçe, ushqime, rroba, gjeneratorë, komplete higjienike, batanije dhe tenda në rajonin e goditur nga tërmeti me 208 fluturime mallrash”, tha po ashtu Üstün.
Për sot, linja ajrore ka planifikuar të evakuojë 14.454 njerëz përmes 81 fluturimeve nga rajoni.
“Rezervimet falas për fluturimet tona të evakuimit do të vazhdojnë deri më 1 mars”, shtoi zyrtari i linjës ajrore turke.