Dy vëllezër u nxorën nga rrënojat në rajonin Dulkadiroğlu në qytetin Kahramanmaraş, 197 orë pas tërmeteve në Turqi, raporton Anadolu.
Punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në qytetin Kahramanmaraş vazhdojnë në ditën e 9-të të shkatërrimit.
Shumë ekipe të kërkim-shpëtimit kryejnë punime në rrënojat në pallatin e shembur Pınar në bulevardin “Salman Zülkadiroğlu” në lagjen Sütçü İmam në rajonin qendror Dulkadiroğlu në Kahramanmaraş. Ekipet arritën të shpëtojnë 198 orë pas tërmetit dy vëllezër, prej të cilëve Muhammed Enes Yeninar 17-vjeç dhe vëllai i tij i madh Baki Yeninar 21-vjeç.
Vëllezërit të cilët u nxorën të plagosur u dërguan me ambulancë në spital.
Two brothers, Muhammed Enes Yeninar, 17, and Baki Yeninar were rescued in Kahramanmaras, 198 hours after the deadly earthquakes https://t.co/0r0XUOuH8x pic.twitter.com/LmNjrl0Kp1
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 14, 2023