RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi: 625 foshnja lindën në spitalin në Kahramanmaraş pas tërmetit

turqi:-625-foshnja-linden-ne-spitalin-ne-kahramanmaras-pas-termetit

Numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit ka arritur në 50.096, me ç’rast u prekën 13,5 milionë njerëz.

Në spitalin në provincën turke të Kahramanmaraşit, e cila u godit nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit, në periudhën e kaluar kanë lindur 625 foshnja.

Materniteti i spitalit të qytetit “Necip Fazil” në Onikisubat ka mbetur i padëmtuar nga tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që goditën 11 provinca në jug të Turqisë.

Pavarësisht tërmeteve shkatërruese, spitali vazhdoi të funksionojë me 100 mjekë dhe 400 anëtarë të personelit tjetër mjekësor.

Zëvendëskryemjeku i spitalit, Mustafa Ozgul, tha për Anadollu se kanë vazhduar të ofrojnë shërbime dhe ndihmë që në momentin e parë të tërmetit.

Sipas tij në këtë spital janë ndihmuar shumë persona që i kanë mbijetuar tërmetit, duke shtuar se të gjithë punonjësit kanë punuar gjatë gjithë kohës në shërbim të viktimave.

“Nga 6 shkurti kemi shërbyer rreth 32 mijë pacientë në repartin e pediatrisë. Kemi shërbyer edhe gjashtë mijë pacientë në repartin e obstetrikës. Kemi operuar rreth 500 pacientë”, tha Ozgul dhe shtoi:

“Pas tërmetit deri më tani në këtë spital kanë lindur 625 foshnja. Kemi përjetuar shumë dhimbje në këtë qytet. Prandaj, lindja e foshnjave është një gëzim i madh për ne. Këto foshnja na japin shpresë për të ardhmen.”

Numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit ka arritur në 50.096, me ç’rast u prekën 13,5 milionë njerëz. /trt

Related posts

27 të vdekur nga një shpërthim në një pikë karburanti në Dagestan – VIDEO

Muhamet Ramadani

Putin nënshkroi dekretin për rekrutimin në vjeshtë të 133.000 qytetarëve

admin

Stoltenberg përjashton mundësinë e vazhdimit të mandatit si shef i NATO-s

admin